Withers, vizitë në shkollën "Fan Noli" me rastin e festave
Në prag të festave të fundvitit, ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers ka vizituar shkollën "Fan Noli" në kryeqytet për të ndarë me fëmijët e kësaj shkolle emocionet e mbarimit të vitit 2008-të.Fëmijët e kanë përshëndetur ambasadorin amerikan në gjuhen e tij, në anglisht, ndërkohë që vetë ambasadori Withers iu ka lexuar edhe një përrallë.
Ndërkaq fëmijët e shkollës "Fan Noli" kanë biseduar edhe për ëndrrat e tyre për të ardhmen , dhe një prej fëmijëve ka shprehur edhe dëshirën që kur të rritet të bëhet ambasador, ashtu si dhe John Withers.