E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wolfarth: Tani duhet miratimi në Kuvend

Konsensusi i finalizuar dje në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, sidomos atë për reformën zgjedhore, është përshëndetur edhe nga kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth. “Mirëkuptimi i arritur mes palëve është tepër i rëndësishëm dhe se tashmë duhet edhe një hap formal, pra miratimi në seancë për ta konkretizuar atë. Përshëndes vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Marrëveshja ndërpartiake, që u arrit sot, është një hap vendimtar, që tani kërkon miratim formal dhe përfundimtar në seancë plenare, gjë të cilën shpresojmë ta shohim këtë të enjte”, - tha Wofarth. Kujtojmë se OSBE ka luajtur një rol shumë të madh së bashku me partnerë të tjerë të huaj në negociatat mes palëve për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›