Kosove Vazhdojne perpjekjet per arritjen e marreveshjes per zgjidhjen e krizes ne veri

Komandanti i trupave paqeruajtese te NATO-s gjenerali Erhard Buhler eshte takuar me perfaqesuesit e qeverise se Serbise per te rishikuar projektmarreveshjen e hartuar dy dite me pare per tejkalimin e gjendjes aktuale ne veri e cila ishte hedhur poshte nga qeveria e Kosoves. Takimi i cili ka zgjatur per rreth pese ore eshte mbajtur ne kampin e KFOR-it ne komunen e Leposaviqit mirepo asnjera pale nuk kane dashur te flasin per kete takim.
Projektmarreveshja e arritur ndermjet KFOR-it dhe perfaqesuesve te Beogradit parasheh qe ne vendkalimet kufitare ne Jarine dhe ne Bernjak sistemi i tanishem i kontrollit do te vazhdoje i pandryshuar deri ne mesin e muajit shtator 2011. Sipas kesaj marreveshjeje veturat kamionet me peshe deri ne 3.5 tonelata dhe kamionet qe transportojne ndihma humanitare perfshire edhe ushqimet mund te kalojne pas kontrollimit te identitetit dhe atij per arme. Bllokadat rrugore do te hiqen dhe liria e levizjes do te rivendoset.
Por marreveshja trepikeshe u cilesua e papranueshme nga qeveria e Kosoves. Kryeministri Hashim Thaci eshte takuar me komandantin e KFOR-it per te diskutuar kete situate dhe sic thuhet eshte konstatuar se nuk ka kthim prapa se do te vazhdoje kontrolli i plote vendkalimeve kufitare se eshte e domosdoshme te hiqen bllokadat rrugore dhe te krijohen kushtet e sigurise per te gjithe qytetaret ne veri.
Kryeministri Thaci tha se eshte sqaruar situata e krijuar pas ketyre zhvillimeve dhe eshte arritur mirekuptim per hapat e metejshem. Ai ka thene se nuk mund te kete kthim ne gjendjen e para 25 korrikut ne vendkalimet kufitare nje kerkese kjo e cila eshte vene si kusht per largimin e bllokadave te vendosura nga serbet ne rruget veriore.
Forcat e KFOR-it u vendosen ne vendkalimet kufitare pas trazirave te javes se kaluar duke i shpallur ato zona te kufizuara ushtarake. Nje batalion i ketyre trupave ka filluar vendosjen ne Kosove qe do tu bashkohen forcave te KFOR-it ne veri te vendit.
NATO-ja ka paralajmeruar se mund te shtoje serish forcat e saj ne Kosove per shkak te sic thuhet tensioneve te vazhdueshme ndermjet autoriteteve te Kosoves dhe Serbise.
Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri ndersa njeri nga vendkalimet u dogj nga protestues serbe.
Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.