KQZ hap sot kutitë e Finiqit, “peng” rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
TIRANE-Ankesave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën të dielën e 31 korrikut, i shtohet dhe një tjetër për Kolshin. Kjo çon në 3 numrin e komunave rezultati i të cilave nuk është përfundimtar.
Paraditen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të hapë kutitë e Finiqit, ku fitorja e kandidatit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Sokrat Spiro u mundësua vetëm me një votë diferencë ndaj rivalit të tij të partisë MEGA, Ziso Lluci.
Ndërkohë po sot KQZ pritet të shqyrtojë edhe ankesat për komunën e Shalës dhe Shllakut. Pas mbylljes së fazës së ankimimeve, të cilat do të kalojnë dhe në Kolegjin Zgjedhor, KQZ do të përgatisë sërisht zgjedhje, por nuk dihet ende se ku dhe sa komuna do të përfshijnë. Për pasojë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 8 Majit pritet të shpallet në muajin shtator.
Dy ditë më parë kreu i KQZ-së, Arben Ristani akuzoi Partinë Socialiste se me qëndrimet e mbajtura ndaj procesit elektoral të 8 Majit ka tentuar të shkatërrojë zgjedhjet. Deklarata e tij erdhi fill pasi përfaqësuesi ligjor i PS-së, në KQZ, Eridian Salianji, akuzoi KQZ se kishte përgjegjësi për mos zhvillimin e zgjedhjeve në komunën e Shalës në datën 31 korrik. “Kur filloi dita e dielë komisioneri i PS i qëndrës 130 në Shalë, s’u paraqit bashkë me vulën, duke tentuar të bllokonte procesin zgjedhor dhe po kështu dhe në Finiq. Kjo tregon se është një sjellje e vazhdueshme juaja për të shkatërruar zgjedhjet”, tha Ristani.
(d.b/BalkanWeb)