Wollfarth: Besimi politik me rëndësi në prag zgjedhjesh
ELBASAN- Besimi në politikë është i domosdoshëm, ndërkohë që vendi është duke u përgatitur për zgjedhje. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Elbasanit kreu i OSBE Eugen Wollfarth, sipas të cilit nuk ka një ngërc në reformën zgjedhore.
“Komisioni i posacëm i reformës zgjedhore është duke punur, deri tani nuk shoh ndonjë ngërc. Është shumë e rëndësishme që kjo detyrë e komisionit të reformës zgjedhore të trajtohet në parlament dhe bashkëkryetarët e komisionit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Komisioni i posacëm i reformës zgjdhore është duke kontribuar gjithashtu edhe në nivel ekspertësh dhe ne këtë javë do të kemi një vizitë të OSBE ODIHR. Kështu që jam i bindur që se do ketë progres. Progresi mund të arrihet”,- deklaroi ambasadori i OSBE.
“Është shumë e rëndësishme që mes politikanëve dhe popullit të krijohet besim mes njëri-tjetrit. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për 2013, këtë verë planifikohet të bëhet zgjedhja e presidentit . Është shumë e rëndësishme për vendin, për zyrtarët e ardhshëm që të ketë një proces dinjitoz. Tani është koha për të kërkur kandidatë të mirë, për të pasur sesi do bëhet votimi në parlament, por Kuhstetuta është shumë e qartë për këtë. Unë sigurisht shpresoj që të ketë një proces dinjitoz që ky vend dhe njerëzit e tij e meritojnë,”- deklaroi Wollfarth.
(el.me/BalkanWeb)