E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi i HEC Selishtë, asfiksohen nga gazi dy punëtorë

Dibër- Dy persona kanë humbur jetën sot si pasojë e asfiksisë nga gazi në një tunel të hidrocentralit të Dibrës.

Mësohet se dy personat po punonin për hapjen e tunelit si pjesë e ndërtimit të hidrocentralit në Selishtë por gazrat e leshuar në brendësi të tij u kanë marrë jetën.

Viktimat janë 40- vjeçari Nazmi Hida dhe 50- vjeçari Qamil Shehu, të cilët po punonin në tunel në momentin e shpërthimit të gazit.

Menjëherë punëtoret e tjerë kanë mundur ti nxjerrin jashtë tunelit por pa mundur dot ti shpëtojnë jetën. Ndërkohë mësohet se një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij incidenti që rezultoi fatal për dy punonjësit e ndërtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›