‘Seseri’, KQZ voton Eduart Konomin, deputeti i ri i PS
TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve zëvëndësoi sot vendin e mbetur bosh në Kuvend nga deputetja socialiste Rudina Seseri, me kolegun e saj në listë pritje, Edison Konomin.
Emri i Konomit mori votat me konsensus të palëve në KQZ duke përmbyllur kështu cështjen e diskutuar ‘Seseri’.
Pas një debati, mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, u qartësua që në vend të Gjon Bardhit, i cili vinte në këtë listë pas Rudina Seserit, do të mandatohet Edison Konomi për shkak se Bardhi vendosi të mbajë mandati e tij, si kryetar i baskisë së Fushë-Krujës.
Vendimi unanim i Kuvendit, me 138 pro dhe asnjë kundër, i hapi rrugë KQZ-së t'i kalojë mandatin emrit pasues në listë, pas raportit të hartuar nga deputetët në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve.
(d.b/BalkanWeb)