Rama: Shqipëria ka 1 milion të papunë, qeveria dështoi

Në prezantimin e programit “Rilindja Shqiptare”, Rama u fokusua sot tek problemi i papunësisë në vend.
“Nëse i referohemi të dhënave zyrtare, që duhen marrë me shumë rezervë, ku pranohet zyrtarisht se në çdo 2 shqiptarë në moshë pune vetëm njëri punon, atëherë pyetja që ngrihet është pse qenkan të pavërteta deklarimet tona se sot në Shqipëri janë 1 milion të papunë. Të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë, nuk janë në gjendje të japin shifrën zyrtare. Ka shume që përpiqen të bazohen tek norma zyrtare e papunësisë, por të besosh se norma e papunësisë është 13 apo 14 % do të thotë të besosh se në çdo 8 shqiptarë vetëm njëri është i papunë, gjë që nuk ndodh. Norma 13-14% është e papranueshme”, theksoi kreu socialist.
Ai shtoi se politikat e qeverisë për uljen e numrit të të papunëve kanë dështuar, ndërsa programet e punësimit janë pasive dhe abuzive. “Në 7 vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Asnjë reformë nuk ka sjellë punësim, As Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjetike, as krijimi në letër i tetë zonave të lira ekonomike, as i ashtuquajturi bum i turizmit dhe as taksa e sheshtë”, vijoi. Rama shtoi se taksa e shtesat e aplikuar nga qeveria nuk ka ndikuar në uljen e nivelit të papunësisë, teksa i mëshoi idesë së vendosjes së një takse progresive. /Start/
2012-04-13 13:51