E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër afat për komisionin e reformës zgjedhore

Ditët e fundit ka pasur akuza të ndërsjella për vonesat dhe ndërprerjes e reformës zgjedhore.

"Procesi ka hyrë në një fazë kritike. Do të zhvillojmë një seminar në fund të marsit me përfaqësues të OSBE-së/ODHIR për të diskutuar disa nga mundësitë që kanë lidhje me modelet por mbi të gjitha me kompetencat dhe të drejtat që do kenë palët në këtë proces", deklaroi sot Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit.

Gjiknuri mendon se administrata zgjedhore duhet të çlirohet nga vendimmarrja. “Kërkojmë që ta çlirojmë nivelet poshtë të administratës zgjedhore nga vendimmarrja. Ata të kenë veprime të karakterit standard. Të mos kenë më vendimmarrje, siç ndodhi tek njësia 5, që u mbyll procesi dhe ai me një urdhër telefoni, nuk firmoste procesverbalin", shtoi ai.

Për ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirijan Celibashi, sistemi aktual nuk është i duhuri, nëse dy partitë kryesore duan të përfshijnë edhe partitë e vogla. "Nëse dua që të kemi një përfaqësim të gjerë, është e qartë që ky sistem nuk e siguron ose së paku nuk e garanton. Nëse duam një qeverisje të fortë dhe ta lëmë mënjanë përfaqësimin, atëhere prapë ky sistem ka problemet e veta dhe ndoshta do të duhet një sistem tjetër, siç është ai mazhoritar", tha Celibashi. Deklaratat e tyre bënë gjatë një forumi për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-03-01 18:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›