Füle: Çelësi i integrimit, dialogu gjithëpërfshirës

Komisioneri Füle vlerësoi hapat pozitivë të muajve të fundit, ku përmendi forcimin e bashkëpunimit të qeverisë dhe opozitës në kuadrin e reformave institucionale.
"Një dialog konstruktiv politik do të sigurojë që Shqipëria të japë rezultate konkrete për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, sidomos në reformën zgjedhore dhe reformën e rregullores parlamentare. Është e nevojshme që të përparohet në plotësimin e 12 përparësive kryesore të Opinionit të Komisionit, me theks të veçantë në krijimin e besueshmërisë në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, ka deklaruar Füle.
Duke përsëritur angazhimin e Komisionit dhe mbështetjen e plotë, Komisioneri ftoi Shqipërinë të përqendrohet në reformat e gjithanshme të cilat janë të nevojshme për arritjen e objektivit kombëtar të integrimit evropian. "Unë do të doja të theksoja edhe një herë se, që një vend të ketë sukses në agjendën e integrimit është i rëndësishëm që kjo të bëhet agjenda e tij kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe shoqërinë civile. Një proces gjithëpërfshirës me të vërtetë është çelësi për të”, shton ai. /S.Lleshi/Start/
2012-03-01 17:08