Kodi Penal shkakton debate në Kuvend

Opozita kërkon hartimin e një projektligji të cilësishëm, ndërsa mazhoranca akuzon se gjithçka bëhet me qëllim të qartë bllokimin e reformave nga kryetari i PS-së, Edi Rama.
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, deklaroi se gjithçka po ndodh në vazhdën e politikës bllokuese që ndjek lideri i PS-së, sikurse bëri dhe me procesin e liberalizimit të vizave, kur i ngujoi deputetët në grevë urie.
"Pas tre javësh angazhimi të diskutimit të kodit penal, në fund fjalëkalimi i deputetëve të Edi Ramës, ishte bllokimi. Katër nismat për ndryshimin e kodit penal presin prej vitesh miratimin në Kuvend. Ato janë hartuar me këshillimin më të mirë të BE-së dhe aktorëve të tjerë me synim reformimin e ligjit penal në përputhje me zhvillimet e shoqërisë shqiptare", theksoi ministri i Drejtësisë.
Dy ditë më parë deputetët socialistë të komisionit të Ligjeve nuk e votuan paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, pas debateve për një nga çështjet që lidhej me falsifikimin e statistikave zyrtare, duke prishur kështu në fund konsensusin për këtë ligj të rëndësishëm, që kërkon 84 vota të anëtarëve të parlamentit. /Start/
2012-03-01 17:20