SHELL dhe Petromanas takim me Naçon

Takimi
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, ka pritur sot në një takim eksponentë të rëndësishëm të dy kompanive lider në botë për sa i përket sektorit të naftës, SHELL dhe Petromanas Energy.
Drejtuesit e lartë të SHELL dhe Petromanas deklaruan gjatë takimit, se për vitin 2012 është planifikuar shpimi i pusit Shpiragu 2, në afërsi të fshatit Mbjeshovë, komuna Sinjë, Berat, ku do të investohen rreth 50 milionë dollarë. Për eksponentët e lartë të këtyre kompanive, ky vit mund të rezultojë një vit zbulimi për sa i përket fushës së naftës.
Kompania Petromanas ka lidhur në vitin 2009 me shtetin shqiptar, një marrëveshje hidrokarbure për blloqet e kërkimit 2 dhe 3. Po kjo kompani, i ka transferuar kompanisë SHELL 50% të interesave në këtë marrëveshje hidrokarbure.
Naço është shprehur se zbulimi i naftës, në sektorin Shpiragu 2, gjatë vitit 2012 do të jetë një dhuratë mjaft domethënëse për shtetin shqiptar, edhe në 100 vjetorin e themelimit të tij. /F.S/