E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Mirëkuptim për reformën zgjedhore

DURRES- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth kërkoi sot nga palët politike që ta marrin seriozisht  reformën zgjedhore.

Duke folur nga qyteti i Durrësit, Wollfarth vlerësoi si të rëndësishme vazhdimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa shtoi se, partitë mes njëra- tjetrës duhet të kenë mirëkuptim në mënyrë që të japin kontribut për reformën.

Ai tha se edhe OSBE do të japë mbështetjen e saj në drejtim të kesaj reforme, ndërsa shtoi se, sistemi gjyqësor në vend ka nevojë gjithashtu për reforma.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›