Shtyhet votimi i ligjit për Gjykatën Administrative
14/09/2011 Kuvendi nxori nga punimet me kërkesë të PS-së, votimin e projektit që kërkon 84 vota
Berisha: Shtyrjen në kalendat greke, çdo shqiptar do t’i quajë si blofin e radhës
Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë me kërkesë të socialistëve votimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Opozita kishte paralajmëruar votën kundër këtij projekti që kërkon shumicë të cilësuar, ndaj për këtë arsye, Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që projektligji në fjalë të hiqet nga rendi i ditës. Në këtë mënyrë do t’i jepet më shumë hapësirë shqyrtimit jo vetëm të këtij projektligji, por edhe të një platforme të propozuar nga opozita për reformë të plotë parlamentare. Kjo shtyrje nuk është mirëpritur nga Kryeministri Berisha, i cili dhe pse e cilësoi si të drejtë të opozitës për ta bërë këtë, kujtoi se realizmi i reformave nuk e ka luksin e kohës. “A doni të bashkëpunojmë? Jeni të mirëpritur. A doni të japim një sinjal, sepse u kthyet në parlament dhe mirë bëtë, zutë vendet tuaja të punës e deklaruat se do të votojmë? Atëherë urdhëroni, por sot kërkuat tërheqjen e ligjit për Gjykatën Administrative. Dakord, por e keni votuar në komision me të gjitha votat dhe janë procesverbalet, por nuk ka rëndësi, shqyrtojeni sërish. Dhe shqyrtoni çdo ligj. Por ka dy gjëra. Kalendat greke çdo shqiptar do t’i quajë si blofin e radhës”, deklaroi shefi i ekzekutivit. Në vijim, numri një i qeverisë shqiptare i garantoi sërish kundërshtarët e tij politikë për respektim të plotë të tyre nga mazhoranca, sipas përcaktimeve ligjore dhe kushtetuese. “Unë ju garantoj se do të keni respektin më të plotë nga kjo mazhorancë. I tërë ky respekt do të bazohet në ligjin dhe Kushtetutën e vendit, do bazohet jo në pazare dhe jo në kushte. Ne nuk ju vendosim asnjë kusht. Unë ju siguroj se sa të jem në qeveri, nuk do të keni kurrë kushte nga kjo qeveri, por përpjekjet për të vendosur kushte ndaj saj nuk janë gjë tjetër veçse atavizma që janë faktuar në qindra raste të pasuksesshme, të çdo forme që ato janë ndërmarrë”, deklaroi ai. Seanca e djeshme e Kuvendit nisi me një minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi, vijoi me shqyrtimin e disa projektligjeve dhe u mbyll me interpelancën me ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço. Opozita parlamentare prezente në punimet e seancës së djeshme, siç kishte premtuar, mori pjesë në procesin e votimit të projekteve duke votuar kundër tyre. Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.173, “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9718, “Për Urdhrin e Infermierit”. Gjithashtu ai miratoi kandidaturat në Bordin drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Astrit Hodon, Kastrin Katron, Enkelejda Shehin dhe Enkela Idrizin.
Vendimi
Partia Socialiste vendosi në mbledhjen e fundit të grupit të saj parlamentar se nuk do të votonte projektligjin për Gjykatën Administrative. Nga ana e grupit të PS-së është ngritur pretendimi i mosshqyrtimit në themel të këtij projektligji të propozuar nga qeveria, nga ana e deputetëve socialistë. Grupi i PS-së është i mendimit se projektligji duhet të kthehet dhe një herë në komisione për rishqyrtim dhe më pas të kalohet në seancë.
Optimizmi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi një ditë para se seanca e djeshme parlamentare është prova që opozita do të japë në shenjë të angazhimit të saj për mbështetjen e reformave në vend. Ajo kishte parasysh votimin e ligjit për Gjykatën Administrative, që kërkon 3/5 e votave. “Ligji është një produkt i kontributit të PS-së, që i ka bërë ndryshime atij, duke marrë edhe miratimin e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve”, deklaroi ajo.
Ruçi: Drafti u propozua nga PS më 2010
Integrimi, Berisha kërkon rezolutë parlamentare
Kryeministri Berisha i bëri dhe thirrje opozitës shqiptare që së bashku të hartojnë një rezolutë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në të cilën të shprehen zotimet dhe axhenda konkrete e hapave të mëtejshëm në këtë proces. “Jam sot këtu, për t’i bërë thirrje opozitës që së bashku të hartojmë një rezolutë, në të cilën të shprehim zotimet dhe axhendën tonë për procesin e integrimit. Besoj se qëndrimet e veta opozita nuk i merr dhe nuk i përcakton për hir të qeverisë. Ajo i bazon dhe duhet t’i bazojë në programin e saj si forcë politike, i bazon dhe duhet t’i bazojë në funksion të realizimit të qëllimeve të saj dhe kjo është normale. Tani është momenti që të faktojmë se deklaratat tuaja se do votoni të gjitha çështjet që lidhen me integrimin janë të vërteta dhe reale, apo janë një blof i radhës, me të cilin kërkohet vetëm një gjë: të blihet kohë”, theksoi Berisha në fjalën e tij. “Unë, - vijoi shefi i ekzekutivit, - besoj se në rrafshin politik ky qëndrim do të ndëshkonte çdo shqiptar, por do të ndëshkonte në mënyrë të parikthyeshme autorët e tij.” Në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit u deklarua kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se opozita është gati të japë kontributin e saj për proceset integruese të vendit, por nuk do të pranojë komprometimin e rolit të saj. Ai i kujtoi Berishës rezolutën e hartuar nga opozita vitin që shkoi, të injoruar nga mazhoranca. “Opozita shqiptare qysh në datën 23 dhjetor të vitit të kaluar ua ka sjellë këtu në sallën e Parlamentit, është bërë dhe një debat këtu në Parlament z. Kryeministër, pikërisht për 12 rekomandimet. Le t’i fillojmë, nga pika e parë, nga vota e lirë në Parlament, nga fjala e lirë në Parlament, nga ndryshimi i Rregullores së Parlamentit, nga kthimi i parlamentarizmit në Shqipëri”, tha Ruçi. Ai tha se opozita ndodhet në Parlament jo të bëjë arnime. “Nuk është garniturë e pushtetit opozita. Nuk është opozita që t’i hedhë hi syve Brukselit. Opozita është këtu për të garantuar standardet demokratike, evropiane në Shqipëri, që Shqipëria ta meritojë ftesën e vendit kandidat. Nuk është opozita as të bëjë shurdhin dhe as memecin, se kështu do të ndëshkonte në radhë të parë vendin e vet dhe do të komprometonte funksionin e vet. Prandaj z. Kryeministër, nuk do të keni asnjë hapësirë të komprometoni rolin dhe funksionin e opozitës”, vijoi ai. Kryeministri në fjalën e tij u kërkoi gjithashtu opozitarëve që javën e ardhshme të paraqesin kandidaturën e tyre për Avokatin e Popullit. “Ne i qëndrojmë plotësisht ofertës që ai të propozohet nga opozita, pa kandidat alternativ nga mazhoranca dhe të mos bëheni idhnakë, madje idhnakë me qëllime të caktuara. Ejani të mbushim postin e Avokatit të Popullit”, tha Berisha.