E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth bën thirrje për finalizimin e reformës zgjedhore

Temë kryesore e takimit të sotëm që nisi në orën 09:00, pa praninë e gazetarëve, dhe zgjati për më shumë se 60 minuta ishte reforma zgjedhore.

“Ekziston mundësia për zgjidhje, ajo është afër. Komisioni për Reformën Zgjedhore ka bërë punë shumë të mirë, por duhet te gjendet zgjidhje për çështjet qe janë ende të hapura e ato duhet te gjenden te tilla që të sigurojnë besimin e votuesve”.

I pyetur për çështjen e rikompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Wollfarth tha se kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme dhe që të zgjasë, ku mund të përfshihet edhe çështja e rikompozimit të KQZ-së.

"Me rëndësi që kjo zgjidhje të gjendet mes partive të përfaqësuara në parlament. Komisioni për reformën zgjedhore ka bërë një punë themelore, tani mbetet t`ju jepet përgjigje për disa pika që i përkasin transparencës. Duhet të gjendet një zgjidhje që vlen për të ardhmen", tha Wollfarth, i cili më shumë se tek koha vuri theksin që të gjendet një zgjidhje që vlen për të ardhmen. /Start/

                                                                                             2012-07-09 08:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›