E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti pritet nga Terzi: Mbështetje për marrjen e statusit

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, në kuadër të vizitës së tij në Itali me ftesë të Ministrit italian të Punëve të Jashtme, zotit Giulio Terzi, është pritur në një takim nga ky i fundit.
 

Gjatë takimit Terzi e ka vlerësuar vizitën e Panaritit një dëshmi të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ndërsa ka shprehur mbështjetjen e plotë të vendit të tij për Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat.
 

“Vizita e Panaritit eshte dëshmi e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej. Ne mbështesim Shqipërinë për marrjen e statusit kandiat në BE. Ju bëj apel mediave të pasqyrojnë zhvillimet pozitive në Shqipër”i u shpreh ai.
 

Nga ana tjetër Panariti pas takimit vlerësoi se Italia mbetet partner strategjik dhe natyral i Shqipërisë.
 

“Italia është partner strategjik dhe natyral i Shqipërisë. Presidenti italian, Napolitano pritet të vizitojë Shqipërinë për 100-vjetorin e pavarësisë. Mora mbështetje për statusin kandidat në Bashkimin Europian
 

Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti do të takohet edhe me zv. Presidentin e Dhomës së Deputetëve, z. Rocco Buttiglione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›