Raporti i KQZ-se ne Komisionin e Ligjeve
Komisioni parlamentar i Ligjeve është përfshirë nga debatet lidhur me mungesën e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, gjatë seancës dëgjimore mbi veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2011. Socialisti Damian Gjiknuri u shpreh se është e papranueshme mungesa e Ristanit, sidomos kur flitet për një institucion të rëndësishëm si KQZ dhe për raportimin e saj për një vit zgjedhor siç ishte ai i vitit të kaluar. Por, kryekomisioneri Ilir Rusmali, deklaroi se mungesa e Ristanit ishte e ditur për kryesinë e komisionit, ku merr pjesë edhe nënkryetari socialist Fatmir Xhafaj. Ai sqaroi se mospërputhshmëria e kalendarit të punës së Ristanit me atë të Komisionit të Ligjeve, bëri që raporti vjetor të mbahet nga Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së.
Pavarësisht debateve Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së, Eljona Mancaku paraqiti para Komisionit të Ligjeve pikat kryesore të veprimitarisë së institucionit që përfaqëson për vitin 2011.
Pas kësaj seance komisioni i Ligjeve do të përgatisë një projektrezolutë për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2011, relator i së cilës është vendosur të jetë deputeti Viktor Gumi.