Wollfarth në selinë e PS-së, takim me Ramën
Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se ambasaori do të ketë një takim me kreun e PS-së, Edi Rama, ndërsa nuk ka asnjë infirmacion të konfirmuar lidhur me çështjet për të cilat do të bisedojnë Rama Wollfarth.
Takimi vjen një ditë pasi opozita nuk e dha votën e saj në parlament për të miratuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave.
Maxhoranca akuzoi opozitën se po përdorë praktika bllokuese të qëllimshme për integrimin, ndërsa opozita ftoi maxhorancën që të tërheqë ligjet dhe të fillojnë menjëherë me dialogun, duke nisur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit.