Seanca plenare, Kuvendi shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme
Kuvendi në seancën plenare të ditës së sotme pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme në fushën ekonomike, në drejtësi, arsim etj. Rendi i ditës i publikuar zyrtarisht nga Kuvendi parashikon që seanca parlamentare e radhës të shqyrtojë projektligjin “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol” sh. a., Patos”, i cili pritet të shoqërohet me debate për shkak të kundërshtimit të opozitës. Gjithashtu, në punimet e ditës së nesërme deputetët do të shqyrtojnë dhe projektligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe një shtesë në ligjin “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”. Disa ndryshime në ligjin “Për noterinë”, si dhe disa shtesa në ligjin “Për arsimin e lartë”, janë gjithashtu në axhendën e punimeve të Kuvendit, ndërsa pritet të votohet dhe dekreti i Presidentit të Republikës për emërimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një interpelancë me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, e kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade është parashikuar në fund të punimeve të seancës së Kuvendit.
...