E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj në krye të KLSH-së, Kuvendi miraton dekretin

Tiranë- Kandidatura e Bujar Leskaj për kreun e KLSH-së u miratua sot në Kuvend me  70 vota pro dhe 61 kundër. Duke miratuar në këtë mënyrë dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Siç edhe kishte deklaruar më parë opozita e kundërshtoi kandidaturen e Leskajt për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një ditë më parë Bujar Leskaj paraqiti përballë anëtarëve të Komisionit vizionin e tij për Kontrollin e Lartë të Shtetit, duke nënvizuar se hapi i parë do të ishte lënia e imunitetit si drejtues i këtij institucioni.

Zoti Leskaj ishte kandidati i dytë që u dekretua nga presidenti Topi, pas rrëzimit të dekretit për Sali Shehun.

Kush është Bujar Leskaj?

Bujar Farudin Leskaj ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë. I martuar dhe ka katër fëmijë. Ai mban gradë shkencore: Doktor i Shkencave Ekonomike. Edukimi i tij nis me UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera – 1990; Inxhinier nafte, UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë – 1998; Ekonomist, UT, Fakulteti i Drejtësisë – 2002; Jurist, Universiteti i Nebraskës – Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) – shkurt-qershor 2003. UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat – 2004; Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat publike – 2005 (shkurt). Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006); Master në Financë ( Qershor 2006 )Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), disertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri” (2009). Veprimtaria profesionale:1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, 2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës Paraja dhe Banka,2005 – 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve Paraja dhe Banka, Financë.Veprimtaria politike. 1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së; 2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së; 2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë; 2005 – 2009: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë Legjislatura: XVII Zona zgjedhore: 94Qarku: Vlorë Nr. i votave: 6272 Përqindja: 48% Shtator 2005 – Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit 2007 – 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Bujar Leskaj ka botuar edhe disa libra.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›