E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woodgate nuk shkon në Arsenal

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 21:15

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka mohuar spekulimet rreth transferimit të qendërmbrojtësit Jonathan Woodgate te rivali lokal Arsenali.

Në fundjavë qarkulluan spekulime se Arsene Wenger ishte duke konsideruar mundësinë e transferimit të Woodgatetit, por Redknapp ka insistuar se reprezentuesi anglez nuk do të lëviz nga White Hart Lane.

“A do të shkon ai në Arsenal? Jo, nuk ka shans. Ne nuk do ta lejonim të shkon në Arsenal”, tha Redknapp për The Telegraph.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›