Montolivo nuk largohet

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 21:20
Kapiteni i Fiorentinës, Riccardo Montolivo ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
25 vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën e tij edhe pse tashmë një kohë të gjatë ka filluar bisedimet rreth saj, që ka zgjuar spekulime se mund të largohet nga Artemio Franchi.
Por, ai ka siguruar se do të mbetet në klub së paku deri në fund të këtij sezoni. “Sot është 100 përqind e shansit që të mbetem në Fiorentinë. Por, nesër nuk e di. Kam obligim moral të mendoj vetëm për Fiorentinën”, tha ai.