E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, fitore si “zonjë” e madhe



Vllaznia ruajti profilin e një pretendenteje të madhe për titullin kampion, pas fitores 2-1 ndaj Besës në “Loro Boriçi”, në takimin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, duke u barazuar me pikë me Skënderbeun e vendit të dytë (34 pikë, por me një ndeshje më pak). Kjo ishte fitorja e nëntë sezonale e formacionit të Mirel Josës, që synon titullin e dhjetë në historinë e klubit më të vjetër në Shqipëri. Blerja dimërore e Besës, kroati Matko Djarmati, në minutën e 16-të shënoi një autogol në portën e tij, duke befasuar një tjetër blerje të kavajsve, portierin Elivs Kotori. Ky është edhe autogoli i dytë që shënon një lojtar i Besës, pas atij të Jakupit në favor të Elbasanit dhe i gjashti i shënuar në këtë kampionat, pas atyre të realizuar nga Ramazani i Elbasanit (në favor të Bylisit); Ristovskit të Skënderbeut, (në favor të Elbasanit); Sakajt të Flamurtarit (në favor të Elbasanit); Lakos së Skënderbeut (në favor të Teutës) dhe Fagut (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë). Pas disa përpjekjeve të Rajoviçit (Vllznia) dhe Mancakut (Besa), pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kuqebluve. Pas rasteve të Marko Dos Santosit dhe Bledar Mancakut, të ndalur nga portieri i Vllaznisë, Miroslav Vujadoniviç, mesfushori i Ndriçim Shtubina shënoi golin e dytë në minutën e 75-të, duke shuar shpresat e kavajasve për një barazim të mundshëm në Shkodër. Goli statistikor të Besës e shënoi sulmuesi Fatjon Sefa, në minutën e 92-të, rrjetë që i shërbeu vetëm ish-lojtarit të Dinamos, për t’u ngjitur në kuotën e dy golave, nga një për çdo fanellë të veshur prej gjatë këtij sezoni. Besa, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e fundit, humbi sërish terren, duke koleksionuar humbjen e tetë, pavarësisht përforcimeve të bujshme në merkaton e verdhezinjve. Të premten, Flamurtari fitoi 2-1 me Kastriotin në Krujë, me golat e Daniel Xhafaj (goli i tij i 11-të sezonal) dhe Nijaz Lenës, përkundër golit të Erjon Xhafës së Kastriotit, që nga ana e tij e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë. Në programin e javës së 17-të janë dhe takimet Elbasani-Dinamo, Shkumbini-Teuta dhe Tirana-Skënderbeu.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17

Të premten, 21.01.2011
Kastrioti-Flamurtari 1-2

Të shtunën, 22.01.2011
Bylis-Laçi 1-2
Vllaznia-Besa 2-1

Të dielën, 23.01.2011
Elbasani-Dinamo 13:00
Shkumbini-Teuta 13:00

Të hënën, 24.01.2011
Tirana-Skënderbeu 17:00

RENDITJA
1 Flamurtari 17 +14 37
2 Skënderbeu 16 +9 31
3 Vllaznia 17 +3 31
4 Tirana 16 +9 26
5 Dinamo 16 +4 25
6 Laçi 17 +0 24
7 Teuta 16 +2 21
8 Shkumbini 16 -3 20
9 Kastrioti 17 -6 20
10 Besa 17 -10 15
11 Bylis 17 -11 15
12 Elbasani 16 -11 9
- Elbasani është penalizuar me –3 pikë nga FIFA për shkak të mospagimit të lojtarit Darko Periç

GOLASHËNUESIT

12 gola: Pejiç (Tirana)

11 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)

8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)

7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)

6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani); Cikalleshi –1p (Besa)

5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu); Mile – 1p(Laçi);

4 gola: Selimi –2p (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis), Ahmataj (Flamurtari); Alikaj (Kastrioti);

3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Nora (Shkumbini); Hysa, (Laçi)

2 gola: Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Progni, Sakaj –2p, Bajevski, Lena (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani, Shtubina (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Zhazivari, Marashi (Laçi), Sefa (1 Dinamo, 1 Besa),

1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi, Kule, Uashington (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci, E.Xhafa (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Vuçaj, Kaja, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija, Dos Santos (Besa)

Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë), Djarmati (Besa, në favor të Vllaznisë).

Laçi i bën gjëmën Bylisit

Bylisi i bëri një nisje të keqe rifillimit të kampionatit, duke humbur 2-1 në shtëpi me Laçin, pavarësisht se afrikani Luis Uashington realizoi (23’) për vendasit në “Adush Muça”. Ky ishte goli i tij i parë në këtë sezon dhe i dyti i huaj që shënon për formacionin e trajnerit Nikola Ilievski, pas portierit Emanuel Egbo (me penallti). Laçi ia doli të barazojë rezultatin në fundin e pjesës së parë, kur mbrojtësi Elio Shazivari realizoi golin e tij të dytë sezonal. Golin e fitores për laçjanët e firmosi sulmuesi Vilfor Hysa në minutën e 56-të, duke i dhënë tri pikë shumë të çmuara skuadrës së tij në fitoren e dytë në transfertë të ekipit të Stavri Nicës, e që tashme e sheh veten në vendin e gjashtë, me 24 pikë. Për Hysën ky ishte goli i tij i tretë sezonal. Bylisi vazhdon të përjetojë krizën e tij - humbja e tij e dytë rresht dhe e dhjeta sezonale – pavarësisht blerjeve të shumta dimërore, por që duhet thënë se “legjioni brazilian” nuk ishte i disponueshëm për ish-trajnerin e Maqedonisë, Ilievski. Bylisi (15 pikë) renditet në vendin e parafundit, me po aq pikë sa Besa e vendit të dhjetë.

Kriza politike ndal ndeshjet e Superligës
Shtyhen tri ndeshjet e mbetura të javës së 17-të Kategorisë Superiore

Situata e paqartë politike kaotike në Shqipëri, ku pas demonstratës së opozitës mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë (policë dhe protestues), pati një ndikim të drejtpërdrejtë edhe mbi futbollin shqiptar.
Më saktë, tri ndeshjet e mbetura të javës së 17-të: ato
Elbasani-Dinamo, Shkumbini-Teuta (të dyja të dielën) dhe Tirana-Skënderbeu (të hënën), janë shtyrë nga Federata Shqiptare e Futbollit në një tjetër datë ende të papërcaktuar.
Në fakt, qeveria 81-vjeçare e futbollit shqiptar, nuk dha ndonjë shpjegim zyrtar për moszhvillimin në datat e programuara të ndeshjeve, por është e qartë se shkaku është situata e pa parishikuar që po kalon vendi ynë, në momentin e tretë më të madh kaotik të tij post-diktaturë, pas ngjarjeve tragjike që shoqëruan vitin 2007 me rënien e piramidave financiare vitin dhe 2008 pas vrasjes së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.
Futbolli shqiptar elitar është i detyruar të ndalet, edhe si pasojë e angazhimit të policisë me detyra specifike e që është zyrtarisht është një prej faktorëve të mbarëvajtjes së zhvillimit të një ndeshje futbolli, ky pjesëmarrja e bluve është kusht dhe i përcaktuar qartë në rregulloren e aktivitetit futbollistik.
Ndalja e futbollit, edhe pse e përkohshme - në të kaluarën e afërt është ndalur për shkak të kushteve te motit dhe terrenit apo dhe për ndonjë solidarizim të post-situatave të acaruara, si ajo e shpërthimit të Gerdecit - është një sinjal (jo politik) reflektimi, që duhet parë në këndvështrimin tërësisht njerëzor dhe në përputhje të situatës emergjente që po kalon Shqipëria.
Gjithsesi, të premten dhe shtunën, me tri ndeshjet e zhvilluara (Kastrioti-Flamurtari, Vllaznia-Besa dhe Bylis-Laçi), futbolli i dha një tjetër emocion (sportiv) ngjyrimi të ditës shqiptare.

24 Janar 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›