E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez meriton një klub të madh

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 21:21

Një ditë pas fitores ndaj Interit, trajneri i Udineses, Francesco Guidolin ka deklaruar se Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Friuli gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, ai ka pranuar se ylli kilian meriton të jetë pjesë e një klubi më të madh.

“Ai e meriton një ekip më të madh por sigurisht se do të mbetet me ne deri në fund të këtij sezoni. Është përmirësuar shumë. Por, për të dëshmuar potencialin e tij të madh ai duhet të luan kështu deri në fund të kampionatit”, tha Guidolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›