E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesta mungon për tre javë

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 21:23

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta do të qëndron jashtë fushës për tre javë për shkak të një lëndimi në krah. Nesta u dëmtua gjatë fitores 2-0 ndaj Cesenas të dielën që siguroi se Rossonerët kanë katër pikë epërsi ndaj Napolit në kreun e tabelës në Serie A.

Nesta nuk ka pësuar frakturë apo dëmtim të ligamenteve por i është thënë se duhet të kalon një periudhë të pushimit. “Besoj se Nesta do të mungon për dy ose tre javë që i bie gjashtë ose shtatë ndeshje” tha nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani.

Nesta nuk do të luan në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Sampdorias këtë javë si dhe do të mungon në ndeshjet kundër Catanias, Lazios, Genoas dhe Parmas në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›