E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woody Allen Ngritja dhe renia e njeriut ne Riverside Park

Viti dymije e tre. Tre njerez takohen ne Riverside Park ne Manhatan. Nje njeri me fame i martuar dhe e dashura dhe nje tjeter qe ka prekur njehere humneren. Per nje takim te marredhenieve njerezore flet Woody Allen ne Riverside Park 2003 komedi me nje akt.

Projekt i Qytetit te Arteve te Akademise se Arteve dhe Digitalb komedia e kineastit dhe dramaturgut amerikan vihet ne skene nga Milto Kutali.
Premiera shfaqet te shtunen 23 prill ne skenen e madhe te Akademise se Arteve. Kthen ne skenen e teatrit aktorin Gazmend Gjoka perkrah Arben Derhemit dhe Niada Saliasit.

Proven e mesdites trupa e ka bere me skenografine te instaluar dhe pjeserisht me kostume. Regjisori Kutali nuk ka ndonje motiv te nderlikuar per te folur per zgjedhjen e kesaj vepre Ne kete shfaqje te gjithe shohin veten. I perqaset cdo lloj mjedisi social.
Autori e ka shkruar me 2003 po zere se jemi ne ditet tona.

Xhimi nje skenarist qe bere emer te madh dhe para e qe luhet nga Arben Derhemi ka lene nje takim ne Riverside Park. Aty ndesh nje barbon Fredin personazh qe interpretohet nga Gazmend Gjoka i cili e akuzon per vjedhjen e skenarit te filmit Udhetimi qe ka pasur sukses.

Dy personazhet nuk jane gje tjeter vecse dy ane te se njejtes natyre njerezore Xhimi nje njeri ne komfort social qe ka problemet e veta. Nga ana tjeter Fredi nje njeri paranojak qe ndjen qe ka bere dicka per kete shoqeri. Pra njeri ne zenit dhe tjetri ne humnere shton regjisori Kutali.

Ma do mendja qe Woody Allen ketu flet per nje autobiografi sepse ai ka parapare ne jeten e tij dy alternativa qe mund ti ishin ofruar atij si qenie njerezore. shte e njejta tematike qe e ndeshim dhe ne filmat e tij karaktere dhe marredhenie njerezore qe vetem Woody Allen mund ti imagjinoje.

Skena dhe kostumet jane te Ilir Martinit muzika e Endri Sines asistent regjisor Aneta Malaj producent Alert eloaliaj. shte perkthyer nga Dritan Sejamini ish-student i regjisures ne Akademine e Arteve.
Shfaqet me 23-24 prill ora 20.00 skena e Akademise se Arteve. Zgjat 80.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›