E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marksi ne thertore

Armando Lulaj eshte lindur ne vitet tetedhjete te shekullit te kaluar. Mjedisin e nje shoqerie social -komuniste do duhej ta njihte nga nuhatja feminore. E ne te vertete jane disa pune te tijat qe synojne te trajtojne te kaluaren ne menyre analitike e me nje emocion trondites te eger qe prodhon gjuha vizuale.

Me video instalacionin Pasion 2007 prezantuar ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore ne Akademine e Arteve ne Tirane ne kuader te ekspozites fare i ndodhi Gjeneralit ai prodhon nje shok vizual me shenja te dhunes.

Rrefimi i Armandit ndodh ne nje thertore. Ne nje banje gjaku te trash e te ngrohte lahet Kapitali i Karl Marksit. Kasapi ben nje lexim linear te pasazheve nga vepra kapitale e marksizmit dhe me rropullite shkelqyese te bagetise lyen pa teklif faqet dhe bisedon me zera burrash qe nuk shfaqen per Marksin dhe Enverin cishin ata dhe koha e tyre.

Kjo histori shfaqet ne njeren ane te ekranit ndersa ne anen tjeter projektohet nje imazh statik gishti i madh i vendosur mbi sfond te kuq qe duket si nje tru i thjeshtuar njerezor zbulon dalengadale germat KAPITAL.

Filmi projektohet ne nje dhome te erret te ftohte. Biseda qe beme me Armando Lulajn ne distance trajton kete operacion abstrakt te ideve mbi Komunizmin masat dhe rolin e elites intelektuale ne shoqerine shqiptare.

Armandi jeton ne Itali. shte fitues i edicionit Onufri te vitit 2006 me videon Time out of Joint realizuar ne Sharre. Ka nje pervoje me institucionet shqiptare te kultures qe i kane lene ate shije per te cilen flet ne fund te intervistes.
Puna eshte radhes ka ne shenje Gerdecin.

fare ju nxiti ne vitin 2007 te realizonit Pasionin
Ne vitin 2007 isha i ftuar ne Bienalen e Prages. Seksioni ku merrja pjese mbante titullin Der Prozess. Kuratori duke u nisur nga libri i Franz Kafkes Procesi kish ndertuar nje koncept kuratorial ku gjyqi nuk i behej me zotit K por Komunizmit.

Une realizova projektin Passion qe perbehet nga nje dopjo film-projeksion dhe nga nje tavoline ku nen xham ndodhen te ekspozuar vellimet e Kapitalit te Karl Marksit te lyera me gjak. Kisha kohe qe punoja mbi Kapitalin nderkohe qe anembane globit vazhdon te rrezatoje ideja e nje rishikimi te teorive te Marksit apo te komunizmit ne periudhen e veshtire te demokracise neoliberiste.

Duhet thene qe kur ky liber doli ne qarkullim ishte e veshtire te kuptohej nga masat e thjeshta. Libri i leverdisi me shume nje shtrese te pasurish per te implementuar idete e tyre ne shoqeri dhe rezultatet apo devijimet i shohim qarte ne ditet e sotme.

I pari qe tentoi te beje nje film per Kapitalin ishte Sergei Eizenstein. Me 1928 ai shkroi nje trajtim rreth 14 faqe duke ju referuar librit te Marksit por rezultoi ide e deshtuar qe ne hapat e para. E rendesishme per Eisensteinin ishte trajtimi kundrejt librit e cila nuk niste me si nje analize politiko-sociale mbi shoqerine por si nje roman nga i cili mund te dilte fare mire nje histori.

Ne projektin tim Passion me interesonte qe ta reduktoja teorine materialiste ne nje organizem fizik ne nje prove dokumentuese mbi historine e kaluar dhe mbi traumat qe la pas por mbi te gjitha te rezultonte nje kalim ne kohe per te trajtuar te drejtat e ndrydhura qe na parashtron shoqeria e sotme demokratike.

Video-instalacioni ka nje ane te kohes statike dhe anen tjeter ku ndodh ideja jote ne thertore.
shte ai kalimi ne kohe ku i referohemi te kaluares dhe te tashmes. Instalimi eshte shume statik dhe vezhguesit duhet te rrotullohen ne dy skajet e dhomes per te pare filmin.

Ne anen e prapme shohim nje person rreth 45 vjec qe ne film nuk ka emer por mbart perceptimin e nje gjenerate te tere - eshte njeri nga masa ose masa vete. Ne anen e perparme cka shohim eshte vetem nje gisht gishti i madh i dores se djathte i cili me pas i gjakosur ngjyros germat qe perbejne fjalen K.A.P.I.T.A.L.

Ka dicka prej flijimit ky film. Madje qe ne titull Passion si kuptimi religjioz i fjales mundim mundimet e Krishtit deri ne kodren e kryqezimit pastaj qengji gjithashtu nje simbol i religjionit te krishtere.
Kam patur ne mendje disa ide te cilat kerkoj ti percjell ne trajtimin e filmit i cili eshte konceptuar si nje ide dhe jo vetem si imazh qe i percillet shikuesit per te gjeneruar debat letrar social e filozofik.

Kjo te pakten eshte ideja ime mbi filmin Passion e cila del qarte me ane te leximit veprimit dhe peshimit te librave. Kur ekrani behet totalisht i zi shfaqet nje peshore elektronike mbi te cilen vendosen librat e gjakosur te cilet pas leximit dhe thithjes se gjakut transformohen thjesht ne nje objekt qe peshon sa nje cerek kile mish.

Ndonese fundi ngelet enigmatik ku nuk kuptohet qarte ne kemi te bejme me peshim te fajeve te se kaluares apo te revolucioneve ne emer te kapitalit apo te viktimave qe kapitali i diteve te sotme prodhon. Ajo qe na mbetet eshte ideja e mendimit dhe e reagimit pas fakteve te shumta qe na ka dhene e na jep historia.

Me shume se per flijim qe ceshte e verteta ndodh ne film une do te flisja per eliminim e shfarosjes qe behen ne emer te ideologjive ose te pushtetit.

Nga ana tjeter bagetia ne thertore dhe Kapitali ne thertore sugjeron nje metafore per turmen dhe indoktrinimin e saj.
Padyshim Mjafton te marresh pjese ne mitingje dhe mbledhje te organizuara nga parti qe qendrojne dhe nga ato qe duan te marrin pushtetin per te kuptuar kete metafore. Ne mbare boten ekziston nje figure te cilen une e quaj politicalintellectual figure e cila ne Shqiperi duket sikur mungon.

Nje miku im filozof me fliste njehere se fajin ne zhdukjen e kesaj figure nuk e ka masa apo vete politika por e kane intelektualet e nje kombi te cilet ne vendin tone jane shuar porsi xixellonjat qe nuk i shohim me. Pra gjyqi qe duhet bere sot duhet te jete edhe mbi figurat qe duhet te mbajne fort boshtin e vendit duke reaguar mbi padrejtesite qe shohim cdo dite.

Por ne qofte se do te dilnin ne gjyq si te akuzuar intelektualet kush do te ishin paditesit apo mbrojtesit Miku im filozof shkonte edhe me tej duke thene Nje kothere buke per gazetarin investigues e per intelektualin.

Historia nje pervoje nga e cila njerezit nuk mesojne kurre. Kete thua kur degjon bashkebisedimin e burrave ne film. Gjuha e tyre eshte e njohur tek ne justifikimi ashtu ishte koha nuk ka faj Enveri as Marksi.
Filozofe si Jacques Derrida Alain Badiou apo Slavoj Zizek tregojne mjaft mire ate qe ndodh disi ne film. Personazhet therrasin ne kauze Enver Hoxhen apo Karl Marksin si te ishin fantazma me te cilet akoma flasin ose i referohen. Pra ajo qe veme re eshte perseritja e te vdekurve te kthyer ne fantazma.

Prezenca e tyre riperserit viziten si per te na treguar dhenien e nje premtimi. Ne te njejten menyre sipas filozofeve te siperpermendur ideologjia komuniste vazhdon ti vije qark Europes si nje fantazme qe kerkon dicka. Dhe une do te shtoja Nje fantazem qe kerkon te mbaje nje premtim Nje paralelizem i qarte vjen nga Hamleti i Shakespear-it ku fantazma e te atit ju shfaq per te kumtuar nje krim per te kerkuar gjakmarrje per te kerkuar nje permbysje dhe per te vene drejtesi.

Por edhe gjate kohes se komunizmit u gjet nje justifikim mbi tragjedine. Pra u gjet njefare ngushellimi qe thoshte se komunizmi ishte i drejte por degjeneroi dhe se Lenini mbetej i shenjti i ideologjise ndersa Stalini beri detin e kuq. Ndonese gjate revanshit te historise se kaluar si Lenini si Stalini e si Hoxha ishin te mbrapshte nje ngushellim mbetet gjithmone Karl Marksi me gjithe fantazmat qe perbejne filozofine e tij.

Pra ekziston njefare konspiracioni do te thosha persa i perket asaj qe pritet te ndodhe e qe mund te permblidhet ne nje fraze kuptimplote duke ju referuar vepres Worstward Ho i Samuel Beckett Provo perseri. Falimento perseri. Falimento me mire. Nje kthim prapa duke rifilluar gjithcka nga e para duke mos perseritur me gabimet e se kaluares apo falimentimet e se tashmes.

Tashme nuk ka me justifikim. Krimi eshte bere. Ajo qe pritet eshte trajtimi i shpirtit te gjithkujt prej nesh. Nese do te presim qe shpirti te kthehet per te na treguar krimin ekonomik ose peshen e tij do te ishim me te vertete metafora te sakta te qengjave qe theren ne thertore.

shte puna e dyte qe shohim prej teje mbi memorien e periudhes se social-komunizmit shqiptar. Interpretimi i simboleve te kesaj kohe eshte me i forte dhe godites te Pasioni.
Jane dy pune te cilat jane bere publike ne nivel nderkombetar e qe shfaqen radhazi. E para qe i referoheni eshte Living in Memory Te jetosh ne kujtese 2004. Ne filmin e pare ndertohet nje yll i madh pese-cepesh i cili digjet e konsumohet ne kodrat e Linzes derisa kthehet ne hi duke purifikuar disi historine e tij te gjakshme dikur te lavdishme.

Te Passion ndodh e kunderta libri doktrine e ideologjise komuniste nuk ndodhet me ne vendin e tij te paracaktuar por ne nje thertore ku kafshet e konsumit te perditshem presin te sakrifikohen. Ato qe hidhen ne skenen e sakrifikimit bashke me librin jane idete me peshen e tyre dhe libri kthehet ne nje objekt-sfungjer qe thith ide e percakton permasa duke mos specifikuar absolutisht qe roli i teorise se Kapitalit eshte ai i viktimes apo i theresit. Aksioni i transferon idese vleren e saj te vertete.

fare po ndikon tek ty keto kohe mbi cfare po punon
Percaktimi i realitetit eshte nje detyre e veshtire por jo per artistet. Ne Milano nje muaj me pare hapa nje ekspozite qendron e hapur deri me 14 Maj dhe mban titullin No Mercy Pa Meshire.

Jane pune te realizuara per ekspoziten dhe te tjera qe ndonese jane kryer vite me pare ekspozohen sipas nje platforme per te dhene ndjesine e nje realiteti dhe eksperience te re. Jane pune si Living in Memory 2004 Playcracy 2002 Problems with Relationship 2005 Time out of Joint 2006 Act 2011 The other one 2011 etj.. Projekti trajton kriticizmin ndaj shoqerise se sotme enigmave te saj dhe vlerave te humbura.

Tani po punoj per nje film dhe performance qe do te kryhet ne rruget e Tiranes. Pjesemarresit jane nga shtresat e ndryshme te shoqerise sone ndersa stafi realizues vjen nga Italia. Titulli i projektit eshte It wears as it Grows Myket duke u rritur dhe ka te beje me sistemin dhe nensistemet e korrupsionit. Fraza eshte huazuar nga vepra e Platonit Timoni nga Athina ku ne fillim te vepres Poeti pyet Piktorin. POETI Si shkon bota PIKTORI Myket duke u rritur.

Njera pjese e filmit do te jete dokumentimi i nje kortezhi ne rruget e Tiranes ndersa pjesa tjeter qe do te shtjelloje idene xhirohet ne jug te Shqiperise.

Kemi degjuar se Gerdeci eshte ne punet e ardhme. Mund te zbulosh dicka

shte nje film me metrazh te shkurter qe do te trajtoje nje histori me sfond Gerdecin dhe po e punoj bashke me nje regjisore me te cilen do te drejtoj filmin dhe nje konsulent skenarist.

Ti jeton larg Shqiperise dhe ndonjehere perpiqesh te kerkosh bashkepunimin me institucionet e kultures ketu. Me cfare pershtypjesh mbetesh



Ne vendin tone mungojne strukturat per te shfaqur veprat e artisteve shqiptare te rinj e te konsoliduar. Nje pjese te tyre une e vleresoj sepse ne to ndihet kerkimi ideja origjinale dhe shoqeria ne te cilen operojne. Por ajo qe i mban te mbyllur e i mbyt dita-dites artistet e rinj eshte mungesa e strukturave shteterore e private. Kjo sdo te thote qe forca e tyre te shteroje.

Ajo qe une nuk mund te pranoj eshte qe Galeria Kombetare e Arteve ose struktura te tjera shteterore si Qendra Kombetare e Kinematografise te shfaqe nje plan te parapercaktuar shpeshhere me orientime politike duke ndrydhur idete e reja e duke vleresuar te tjera qe jane thjesht fotokopje.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›