Jeremiç: Vendosja e EULEX me miratim të OKB
BEOGRAD-Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç deklaroi se çështja e vendosjes së misionit EULEX në Kosovë dhe integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian "nuk janë absolutisht të ndërlidhura". Ai shtoi se Beogradi mbetet në qëndrimet e tashme për kushtet e vendosjes së misionit civil në Kosovë. “Është i mundur një rol më i madh i BE-së në kuadër të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, por vetëm me kusht që kjo zgjidhje të jetë e pranueshme për Beogradin dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Jeremiç.
(d.b/BalkanWeb)