World Press Photo
U hap dje në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe mbyllet më 22 shkurt. Prezantohen 133 fotografi të konkursit të përvitshëm që organizohet nga Shoqata “World Press Photo”. Ky është edicioni i dytë që prezantohet në vendin tonë dhe do të jenë të përfshira foto nga konkursi i vitit 2006. Organizohet nga Ambasada e Mbretërisë së Vëndeve të Ulta. Ilustrimi, fotoja fituese “Ëorld Press Photo 2006” e realizuar nga Spencer Platt/ USA, Getty Images. Të rinjtë libanezë ecin nëpër një rrugë në “Haret Hreik” një lagje e bombarduar në Bejrutin Lindor, Liban 15 gusht.
Përreth 5 javë, Izraeli kishte marrë në shenjë atë zonë të qytetit dhe qytetet përgjatë Libanit Jugor, duke i akuzuar për strehimin e militantëve të Hezbollahut, përgjegjës për kryerjen e disa sulmeve.
Pas një armëpushimi të nxitur nga Kombet e Bashkuara i cili hyri gradualisht në fuqi më 14 gusht, mijëra libanezë filluan të ktheheshin në shtëpitë dhe në fshatrat e tyre.
Sipas qeverisë libaneze janë dëmtuar 15.000 shtëpi dhe 900 fabrika dhe janë shkatërruar 650 km rrugë dhe 78 ura. Vlera për rindërtimin e objekteve dhe infrastrukturës shkon në rreth 4 miliardë dollarë.