Mancini rrezikon 3 vjet e 8 muaj burg

Amantino Mancini mund ta pësojë rënd. Mesfushori brazilian mund të burgoset 3 vjet e 8 muaj, pasi akuzohet se e kishte dhunuar një modele braziliane, 30 vjeçare, në mes të natës së 8 e 9 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ish futbollisti i Romës, i Interit dhe i Milanit, momentalisht në Atletico Mineiro, dyshohet se ka abuzuar me bashkëkombësen e tij, derisa ajo ishte e dehur, madje edhe duke e gërvishtur. Edhe pse gruaja e ka pushuar padinë, procesi mund të shkojë përpara.
Kështu 31 vjeçari do ta presë rezultatin përfundimtar të gjykatës më 28 nëntor.