Lind Championsi ballkanik

Divizionet e para kombëtare janë mjaft të dobëta, kështu që klubet më të mëdha të futbollit ballkanik po punojnë për krijimin e një turneu rajonal.
Kjo është ideja që quhet ‘Superkupa ballkanike’, e cila mund të jetësohet më 15 nëntor nga ekipi CSKA Sofia, shkruan e përditshmja serbe B92.
Kjo ligë do t’i përfshinte dy skuadrat tjera bullgare, Levski e Lokomotiv, Crvena Zvezdën, Partizanin, Vojvodinën nga Serbia, ekipet greke Olympiakos, Panathinaikos e Paok, pastaj Galatasarayn, Fenerbahçen e Besiktasin nga Turqia dhe Steaua Bucurest, Dinamo Bucurest e Cluj nga Rumania.