Xavi: Turp se si kemi humbur

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 11:33
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez pas humbjes se skuadrës së tij ndaj Arsenalit, ka thënë rezultati i takimit është i padrejte.
“Katalonasit” humbën mbrëmë në udhëtim ndaj “Topçinjve”, në “Emirates”, në ndeshjen e parë të 1/8 se finales së Ligës së Kampionëve.
“Ishim superior ndaj Arsenalit. Është turp që humbëm këtë ndeshje. Skuadra ka bërë gabime, por edhe kemi luajtur mirë. Ky rezultat është më i keq së vitin e kaluar”, ka thënë Hernandez.
Ai tha se beson se skuadra e tij do ta përmbys rezultatin e ndeshjes se parë.