E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas në dyshim rreth Barcelonës

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 12:23

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka thënë se është i pasigurt nëse transferimi i tij i shumëpërfolur në Barcelonë do të realizohet ndonjëherë.

Duke folur si mysafir nderi në një dokumentar për shokun e tij të ngushtë, Gerard Pique, me të cilin ai u takua 15 vjet më parë në akademinë e të rinjve në klubin katalan, ai nuk fshehu dëshirën e tij për t’u kthyer në klubin e fëmijërisë.

“Mund të them se do të kthehem për pushime. Por, nuk e di nëse do të kthehem në ekip. E vërteta është se shumëçka mund të ndodhë në futboll. Gjithmonë kam thënë atë çfarë dua dhe çka do të më pëlqente. Por, në futboll shumë gjëra mund të ndodhin”, tha mesfushori i Arsenalit.

Fabregas ishte në qendër të spekulimeve rreth transferimit në Barcelonë gjatë verës së vitit të kaluar, por kampioni i Spanjës nuk arriti marrëveshje me Arsenalin. Kapiteni i Topçinjve besohet se është i shqetësuar me mungesën e titujve në kabinetin e klubit që nuk është pasuruar me asnjë trofe të ri nga viti 2005, kur ekipi triumfoi në FA Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›