E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri shumë pranë PSG

Paris, 11 tetor NOA - Ardhja e Jean-Claude Blanc përkrah Leonardo në bordin drejtues të skuadrës franceze të PSG mund të lehtësojë shumë transferimin e sulmuesit të Juventusit në Paris.
Bëhet fjalë për sulmuesin me origjinë braziliane, Amauri, i cili tashmë nuk bënë pjesë në planet e Juventusit, madje nuk grumbullohet më nga kjo skuadër.
Bardhë e zinjtë janë gjithnjë e më shumë në dispozicion për ta huazuar lojtarin dhe kjo për të shmangur pagën e tij të lartë, që është e barasvlershme me 3.8 milionë në vit.
r.b/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›