E Diel, 1 Nëntor 2026

iklisti belg Van Avermet fitoi garen klasike Paris-Turs

Një nga klasiket më të bukura të çiklizmit u zhvillua në kryeqytetin klasik të botës, atë të Francës. Belgu Van Armenet fitoi garën Paris-Turs, të gjatë 252 km, dhe tepër të fortë e me histori të gjatë.

Belgu ia doli të mposhtte në finish italianin, Marko Markato, ndërsa kampioni i botës, Mark Kavendish i Britanisë së Madhe nuk pati sukses. Dyshja që diskutoi fitoren u detyrua të bënte një sulm për të kapur francezin Arno Zherar që tentoi shkëputjen dhe menjëherë pasi ia arritën qëllimit, nuk u kapën më nga grupi kryesor, pavarësisht se çiklistët e tjerë u përpoqën shumë në rrugën përgjithësisht fushore të garës.

Në momentin vendimtar, pra kur duhej të niste sprinti final, italiani pati dhimbje në këmbë për shkak të ngërçit dhe belgu nuk e pati aspak të vështirë ta fitonte garën. Në vend të tretë doli danezi, Kasper Klostergard.

Paris-Turs është një nga klasiket më të vjetra të çiklizmit, me nisje që në vitin 1896 dhe gara e djeshme ishte e 105-ta në histori. E zhvilluar shpesh në kushtet e një ere të fortë, vitin e kaluar kjo klasike u bë më e shpejta garë e çiklizmit, me mesatare shpejtësie 47.730 km/orë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›