E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello synon finale Angli-Itali

Pasi i ka siguruar Anglisë kualifikimin për në Kupën Botërore, trajneri i kësaj kombëtareje, Fabio Capello, shpreson të takohet me vendin e tij, Italinë, në finalen e Kupës Botërore.
"Tashmë që kemi arritur të kualifikohemi, shpresoj se finalja do të jetë Itali-Angli. Nuk dua të jem sentimental, pasi tashmë jam duke punuar për Anglinë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme".
"Sigurisht nuk do të këndoj himnin anglez, edhe pse gjithmonë është emocionale ta dëgjosh atë. Le të themi se nëse parashikimi im realizohet, do të jem dyfish emocional kur të dy himnet kombëtare do të luhen", ka thënë Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›