Xavi: S'jemi ata të vitit të kaluar

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se kjo Barcelonë nuk është ajo e vitit të kaluar.
"Na shikoni në fushë dhe do të shihni se sa të uritur për fitore jemi. Uria është edhe për tituj. Praktikisht po bëjmë lojëra të njëjta por që motivi për fitore është më i madh.. Ne nuk do ti përsërisim gabimet që i kemi bërë vitin e kaluar. Jemi të rehatshëm tani por jo edhe të sigurtë.
Më e rëndësishmja tani është ndeshja me Milanin. Ata kanë një histori të bujshme ndërsa janë në gjendje gjithmonë të jenë kundërshtarë i komplikuar për këdo" deklaroi Xavi./Indeksonline/