E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi i beson Vilanovas

Mesfushori Xavi Hernandez ka dhënë përkrahjen e tij për trajnerin e ri të Barcelonës, Tito Vilanova i cili u promovua në detyrë pas largimit të Pep Guardiolës në përfundim të sezonit të kaluar.

“Tito do të udhëheq ekipin drejt shumë titujve. Kur Pep ishte trajner, edhe Tito ishte shumë i rëndësishëm pasi ishte asistent i tij. Ai gjithmonë dëshiron që ne të luajmë 4-3-3. Ai i përshtatet shumë mirë konceptit të skuadrës, është trajner i mirë, shumë i përgatitur”, deklaroi Xavi për RAC1.

Vilanova dështoi të fitojë trofeun e tij të parë si trajner i Barcelonës pasi Real Madridi i mposhti në Superkupën e Spanjës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›