E Diel, 1 Nëntor 2026

Të përndjekurit: "20 shkurti, rënia e simboleve komuniste"

Një grupim shoqatash shqiptare kërkojnë që 20 shkurti të shpallet si "dita e rrëzimit të simboleve komuniste dhe e nderimit të viktimave të regjimit komunist". Ata i kanë nisur një letër të hapur autoriteteve kryesore të vendit, me në krye Presidentin e me radhë drejtuesve të institucioneve të tjera. Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës mbështet kërkesën e Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve Politikë të Shqipërisë dhe të Protagonistëve të 20 shkurtit të 1991 të dekoruar nga Presidenti i Republikës për ngritjen e monumentit të nderim të viktimave të diktaturave komuniste. Sipas tyre është 20 shkurti i vitit 1991 "Dita e rrëzimit të Murit të Berlinit Shqiptar", ndaj duhet të jetë festa e madhe e demokracisë në vendin tonë. Në letrën drejtuar autoriteteve të vendit, organizatorët theksojnë se në nismën e tyre janë përkrahur edhe nga ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së në Shqipëri. Dy shoqatat kërkojnë nga qeveria dhe Parlamenti që të marrin vendimet e duhura që 20 shkurti të përcaktohet si dita kryesore e rrëzimit të diktaturës komuniste në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›