Xhaçka: Jozefina thotë I love mamy!..por dhuna në familje vazhdon

Olta Xhaçka
Në takimin e sotshëm me gratë socialiste të Shkodrës, mori fjalën edhe deputetja, Olta Xhaçka.
SHKODËR – “Ta ndërtojmë Shqipërinë sipas ëndrrës që çdo grua ka për fëmijët e saj. Gratë kanë dhënë pa fund shembuj qëndrese, por roli i tyre mpaket si pasion i trysnisë së një shoqërie, ku dominon burri. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e padrejtësive e atyre që qeverisin vendin. Në një vend në mes të Europës, gruaja paguhet shumë më pak, jemi më të shumta në papunësi. Mos jemi më të paarsimuara? Jo. Megjithë posterin e Jozefinës I love mamy!’ dhuna në familje ndaj gruas vazhdon”, u shpreh Olta Xhaçka. /M.A./