Mladenov takon Ramën dhe Topallin Kryediplomati bullgar: “Zgjidhni krizën politike”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolai Mladenov, ka thënë se politika shqiptare mund të arrijë në një kompromis për zgjidhjen e krizës politike.
Deklarata është bërë pas takimit të ministrit bullgar me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. I pyetur lidhur me takimin me zotin Rama, ministri i Jashtëm bullgar tha: “Doja të njihem me hollësi me konceptet e opozitës. Është me rëndësi të njihem me pikëpamjet e qëndrimet e të gjitha palëve. Dhe shpresoj se midis opozitës dhe mazhorancës mund të krijohet një kompromis, i cili të mbështetet si në parimin e transparencës e në parimin e ligjshmërisë për të gjitha vendimet. Jam plotësisht i bindur se ky pëlqim duhet të arrihet këtu midis forcave politike, e jo jashtë vendit. Ministri Mladenov më herët zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. “Dialogu duhet të bëhet brenda Parlamentit dhe në respekt të ligjeve të vendit”,- deklaroi zyrtari bullgar pas takimit me Jozefina Topallin. Ministri Mladenov tha se vendimi për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së do të merret së shpejti, bazuar në një raport pozitiv të Komisionit. Pas takimit me ministrin bullgar, Topalli tha se mbështet të gjithë deklaratat e bëra nga komisioneri i Zgjerimit, Fule, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës lidhur me situatën në Shqipëri. Ndërkohë, duke u ndalur në situatën e fundit politike në Shqipëri, ministri Mladenov përcolli mesazhin dhe qëndrimin se “dialogu politik duhet të bëhet brenda Parlamentit dhe sipas ligjeve të vendit. Kjo është në interes të Shqipërisë”, - theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010