E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafa: Saliu vodhi fletën e votimit

Partia Socialiste ka akuzuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se duke ndryshuar fletën e votimit po cënon rëndë procesin zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa theksoi se opozita po hyn në zgjedhjet e 8 majit në një garë të pabarabartë mes palëve. Sipas tij KQZ-ja ka deformuar fletën e votimit duke hequr të gjitha partitë opozitare duke lënë vetëm partitë aleate me mazhorancën.
 

“KQZ-ja po vepron në shkeje të hapur të ligjit ku vetë firmos dhe vulos shkresat e ardhura nga kryeministri. Saliu vodhi fletën e votimit për të deformuar zgjedhjet” theksoi Xhafa duke shtuar se mosshënimi i emrave të partive të “aleancës për të ardhmen” është në shkelje të nenit 98 të kodit zgjedhor.

Xhafa gjithashtu e cilësoi vendimin e djeshëm të KQZ-së si mjaft i rrezikshëm pasi sipas tij cënon standartet zgjedhore dhe mundtë prodhohet edhe një rezultat të papranueshëm.

“KQZ-ja po e fut procesin zgjedhor në shina të rrezikshme. Ne nuk mund të respektojmë abuzuesin e pamoralshëm të ligjit theksoi Xhafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›