E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naço: Opozita të miratojë ligjin për Gjykatën Administrative

07-04-2011 / Gazeta 55

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, i bëri thirrje dje opozitës të miratojë ligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative. “Ftoj opozitën të miratojë ligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative, pasi ky institucion nuk i shërben vetëm qeverisë, edhe opozitës dhe biznesit”, deklaroi Naço gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në vend, organizuar në Tiranë.
Kreu i METE-s gjithashtu i kërkoi biznesit të marrë pjesë në privatizimin e aseteve shtetërore si një mundësi e mirë për biznesin e tyre.
Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, kërkoi rishikimin e kushteve të kredisë për biznesin, pasi biznesi është i pa-orientuar për atë që sjell kredia në rast të një rreziku apo krize.
“Ne kërkojmë hartimin e një platforme mes sipërmarrjes shqiptare dhe sistemit bankar në vend dhe për këtë kërkojmë edhe mbështetjen e ministrisë së Financave, Ekonomisë dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”- deklaroi Jaka.
 “Sipërmarrësit janë të rrezikuar pasi nga dëshira e tyre për të zgjeruar aktivitetin rendin pas bankave për të marrë kredi, por janë të pa-orientuar për atë që sjell kredia në rast të një rreziku apo të një krize, gjë e cila është evidentuar edhe nga rritja e ndjeshme e kredive të këqija”, tha Jaka.
Jaka shtroi edhe një sërë problemesh që shqetësojnë sot biznesin, si miratimi i Gjykatës Administrative, rimbursimin e TVSH-së për kompanitë eksportuese si dhe kërkoi futjen në skemën e TVSH-së të të gjitha subjekteve, për një formalizim të ekonomisë së vendit, e cila vjen në të njëjtën linjë me amnistinë fiskale dhe legalizimin e aseteve. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›