E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Mediu: Mbështetje Lulzim Bashës, është kandidati më i mirë i së djathtës

07-04-2011 / Gazeta 55

Partia Republikane, dega Tiranë, zhvilloi dje një takim me të gjithë kandidatët e saj për këshilltarë bashkiakë dhe komunalë. Kryetari Fatmir Mediu, shprehu dhe një herë mbështetjen e saj për kandidatin e përbashkët të “Aleancës për Qytetarin” për kryetar bashkie në Tiranë, Lulëzim Basha.
Në fjalën e tij, përpara kandidatëve për këshilltarë, si dhe mbështetësve të shumtë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se “fitorja e e Aleancës, për Qytetarin, më 8 maj, është fitorja e shqiptarëve”.
“Më 8 maj do të vendosen përballë dy alternativa: ajo e mazhorancës, e cila kërkon të përcjellë e të dëgjojë zërin e çdo qytetari në çdo cep të Shqipërisë, dhe alternativa e opozitës,e cila dëgjon vetëm një zë: atë të etjes për pushtet të një individi të vetëm”, u shpreh ai.
Më tej, duke e vlerësuar figurën e Bashës, si kandidati më i mirë i së djathtës, Mediu u shpreh se shumë procese, që kanë ndryshuar faqen e Shqipërisë, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me emrin dhe punën jashtëzakonisht të suksesshme që ka kryer Basha, duke përmendur këtu rrugën Durrës-Kukës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, forcimin dhe stabilitetin e kufijve etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›