Lajmi/Qeveria kompenson Komunitetit Mysliman me tokën në zonën e Namazgjasë
07-04-2011 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha veçoi dje në mbledhjen e qeverisë, vendimin për t’i kompensuar Komunitetit Mysliman tokën në zonën e Namazgjasë, të cilën, theksoi Kryeministri, bashkia me arbitraritetin më të madh ia ka marrë dhe nuk ia ka kompensuar. “Ky, tha Kryeministri, është një nga vendimet e gjykoj të rëndësishme. Ka ndodhur prore që në zgjerim të rrugëve t’u merret tokë pronarëve dhe të mos u kompensohet. Kjo është një praktikë e dënueshme, jo ligjore dhe ka ndodhur edhe me tokën e Komunitetit Mysliman tek lulishtja parlamentit, që njihet si pronë e këtij Komuniteti, si zonë e Namazgjasë. Pas kërkesës së Komunitetit drejtuar qeverisë për të marrë masa për ta kompensuar, vjen edhe vendimi në këtë drejtim, një vendim i drejtë”.
...