E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, PS: Po keqpërdoren të dhënat personale

TIRANË- Opozita ka akuzuar ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha për përdorim të të dhënave personale të kryeqytetasve për fushatë dhe Policinë e Shtetit se është vënë e gjitha në shërbim të fushatës. Në senacën e sotme të Kuvendit, në pjesën e diskutimeve jashtë rendit të ditës, akuzuat në drejtim të Bashës janë lëshuar nga deputeti socialist, Gazmend Bizhga.

Ka disa ditë që qytetarët e Tiranës po shqetësohen me mesazhe përurimi nga ish ministri i Brendshëm ku kërkohet që të votojnë për të. Ku i gjeti ministri të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës. Nuk është shkelur vetëm ligji, por ekziston rreziku që të bëhet falsifikimi me karta identiteti të falsifikuara, tha ai nga foltorja e Kuvendit.

Në të njëjtën linjë akuzash ka qenë edhe deputeti i PS-së, Alfred Dalipi, duke pohuar se në këtë mënyrë po shkelet ligji, pasi po abuzohet me privatësinë e shtetasve.

Sipas tij, Basha ka futur dorë në privatësinë e qytetarëve.

Akuza policisë

Janë shfaqur bandat e të fortëve që mbështesin kandidatët e PD-së të cilët kanë shkaktuar një sërë incidentesh, për të cilat policia nuk ka reaguar. Kështu është shprehur  deputeti Bizgha, në akuzat e tij drejtuar policisë së Shtetit. Sipas tij, rndi është shthurur dhe policia nuk ka asnjë masë për të garantuar rendin dhe sigurinë e shtetasve. Rendi publik është shthurrur përderisa klanet e kryeministrit bëjnë ligjin në policinë e shtetit. Policia e shtetit është vënë në shërbim të fushatës së kandidatëve të qeverisë për zgjedhjet lokale. Njësoj si në zgjedhjet e shkuara shfaqen bandat e të fortëve të kandidatëve të qeverisë dhe policia po bën një sy qorr dhe një vesh shurdh, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›