Xhafa korrigjon Ramën: I qëndrojmë reformës për drejtësi
Partia Socialiste zbut qëndrimin politik për reformën në drejtësi. Edhe pse ditën e shtunë kryetari i kësaj partie, Edi Rama, deklaroi se socialistët nuk do të japin konsensusin e mëtejshëm për realizimin e reformës në drejtësi, dje kjo parti u paraqit e tërhequr nga vendimi i mëparshëm. Për t’u rikthyer në të njëjtën llogore e për të justifikuar tërheqjen, sekretari i çështjeve ligjore në PS, Fatmir Xhafa, përdori të dhënat në buxhetin e 2009-ës për institucionet që lidhen me drejtësinë. Pas një sërë vërejtjesh dhe propozimesh, ai tha se PS-ja vazhdon t’i mbetet reformës në drejtësi, por kusht mbeten të ardhurat që qeveria duhet t’i akordojë këtyre institucioneve për 2009-ën. I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e artikuluar nga Rama ditën e shtunë, Xhafa la të kuptohej se kusht mbeten propozimet për buxhetin e 2009-ës për institucionet në drejtësi, pasi sipas tij, qeveria po bën demagogji me këtë çështje. “Ne i përmbahemi qëndrimit se reformimi i sistemit të drejtësisë është prioritet parësor, por prioritet që kërkon jo fjalë e demagogji, por mbështetje reale, përfshi edhe mbështetjen buxhetore të kërkuar”, - tha sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa.
Për të vërtetuar se qeveria nuk përmbush detyrimet e saj kundrejt institucioneve të drejtësisë, Xhafa përmendi disa citime në progres-raportin e fundit të KE-së ku theksohen disa probleme, probleme për të cilat në buxhet qeveria nuk jep asnjë zgjidhje për shkak të fondeve të limituara. Për socialistët sistemi i drejtësisë duhet të ketë një mbështetje të madhe financiare e që në buxhet ai mungon. Konkretisht, socialistët thonë se mbështetja duhet të shkojë tek rritja e pagave të gjyqtareve, prokurorëve dhe të gjithë funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë, përmirësimi i infrastrukturës së godinave të gjykatave dhe prokurorive me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme të punës në mënyrë që funksionarët e drejtësisë të punojnë me efikasitet, rritja e sigurisë e funksionarëve të drejtësisë, dëshmitarëve, ekspertëve në ambientet e institucioneve. Parashikojnë edhe automatizimin dhe kompjuterizimi i veprimtarisë së të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë, mbështetje për Shkollën e Magjistraturës për të siguruar ekspertizën e nevojshme për formimin fillestar të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe për rritjen e efektshmërisë të trajnimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë etj.
Xhafa përmendi institucione si zyra e Administrimit të Buxhetit të Gjyqsorit, KLD apo Prokuroria e Përgjithshme, ku fondet në buxhet nuk përputhen me ato që është kërkuar nga ky institucion, madje ato janë reduktuar në krahasim me vitet e mëparshme.
Pak ditë pasi u miratua Kodi Zgjedhor me votat e dy partive të mëdha, Rama artikuloi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare se PS-ja nuk do të japë konsensus të mëtejshëm për reformën në drejtësi, ndërsa është kjo parti që bëri propozimet e para në janarin e këtij viti për përmbushjen e kësaj reforme. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi kryeministri Berisha, duke i kërkuar kryesocialistit Rama që të mbajë fjalën e dhënë për të përmbushur reformat me konsensus të gjerë politik.
Propozimet e PS-së për institucionet e drejtësisë
1-Të përcaktohet një nivel minimum i % që duhet të zënë fondet buxhetore për sistemin e drejtësisë përfshi këtu edhe MD që në total kjo shifër duhet të jetë jo më pak se 1%. (Propozim i Paktit Kombëtar për Drejtësinë)
2-Mbrojtja e ka 2% drejtësia të paktën 1%
3-T'i jepen buxhetit të institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht KLD-së, ZABGJ-së, PP-së dhe Shkollës së Magjistraturës mbështetja e kërkuar buxhetore lidhur me shpenzimet operative që fokusohen te prioritetet e përcaktuara si dhe fondi i kërkuar për investimet të paktën sipas parashikimit të bërë nga Programi Buxhetor Afatmesëm