E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rritet konsumi: qershor-gusht, 43 miliardë lekë, 3.8% më shumë se parashikimi”

09-09-2012 / Gazeta 55

Flet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Besnik Nuredini

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Besnik Nuredini ka deklaruar se në tre muaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka arritur të mbledhë për arkën e shtetit 43 miliardë lekë. Në një prononcim për mediat, Zëvendësdrejtori Nuredini i është referuar periudhës qershor-gusht, të dhënat tregojnë një tejkalim të planit me 3.8 për qind. Sipas të ardhurave zyrtare nga Tatimet vihet re një rritje e të ardhurave, veçanërisht nga Tatimi i Vlerës së Shtuar. Vetëm për periudhën qershor-gusht, TVSH-ja është 28.6 per qind më tepër ose 1.9 miliardë lekë më shumë. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Besnik Nuredini e faturon këtë sukses tek ecuria pozitive e bizneseve turistike.  Sipas zotit Nuredini, administrata Tatimore gjatë vitit 2012 është përqendruar në mbikëqyrjen e veçantë të bizneseve turistike dhe ato të telefonisë celulare. Periudha e verës ka sjellë rritje të konsumit në vend. Kjo dëshmohet në rritjen e të ardhurave nga TVSH-ja, që është edhe treguesi kryesor i konsumit në vend. Sikurse është theksuar edhe mënyrë të përsëritur nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat nga TVSH-ja e për rrjedhojë edhe konsumi, qëndron në vend që prej disa muajsh. Por, duket se situata ka ndryshuar disi gjatë periudhës së verës, kur konsumi është rritur lehtë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›