E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Nuk votojme Gjykaten e Larte pa amendime te plota Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk do te jap votat per miratimin e ligjit per Gjykaten e Larte nese nuk behen amendime thelbesore per kete draft. Deputeti i PS dhe Sekretari per Ceshtjet Ligjore Fatmir Xhafaj deklaron se ligji eshte i paplote dhe ndryshimet qe propozohen nga PD jane siperfaqesore. Sipas tij, Partia Socialiste do ta votoje ligjin vetem nese behen ndryshime thelbesore ne perberjen e tij. "Eshte e cuditshme kjo qe ndodh me koleget tane te mazhorances. Kur nuk i nderhyjme ne me amendamente thone, po perse nuk nderhyne opozita. Kur ne ua bejme amendamentet, thone; po i bete ju amendamentet. Tashme ne jemi ne hall si ai qe kur i jep uje te ngrohte thote e dogje, kur i jep uje te ftohte i thote e ftohe. Nuk dime, edhe ne jemi ne siklet te madh me ata", shprehet Xhafaj ne nje prononcim dhene per "Vizon Plus" per mos votimin e ligjit per Gjykaten e Larte. Xhafaj shton se reforma reale ne sistemin e drejtesise u shkaterrua nga mazhoranca me rrezimin e paketes se PS, e cila sipas tij jepte zgjidhje per shume nga problemet e sistemit te sotem te drejtesise. "Nese ata thone qe te bejme nje ose dy amendamente, sic na ka ardhur oferta, qe te thote Brukseli se keta e bene projektligjin per Gjykaten e Larte atehere ne nuk biem dakord, se nuk e pranon as vet Brukseli", shprehet Xhafaj. Ai thekson se ne gjendjen qe eshte propozuar projektligji per Gjykaten e Larte eshte i papranueshem. "Ai projekt nuk eshte reforme, ai eshte retush. Ne nuk mund te jemi bashkefajtor", thote deputeti i PS. Xhafaj shto se nese do te ishte miratuar paketa e propozimeve te PS-se do te kishim nje forme reale ne sistemin e drejtesise. Sipas tij, mazhoranca ka qellime qe e demtojne sistemin aktual te drejtesise. "Qellimi i tyre eshte sesi te ruajne nje pjese te gjyqtareve mekatare per t'i kontrolluar me lehte per shkak te ruajtjes se pushtetit politik", u shpreh Xhafaj. Deputeti i PS-se i eshte pergjigjur ne menyre figurative dhe deklarates qe beri kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali ne lidhje me mungesen e PS gjate seances per diskutimin e ligjit per Gjykaten e Late, i cili tha se ligjvenesit e PS preferuan te shkojne per ekskursion. "Me mire ne ekskursion prane zgjedhesve te tu, ne respekt te zgjedhesve dhe qytetareve te ketij vendi, sesa te besh rreshtoren e radhes ne Parlament", u shpreh dje Xhafaj. Pas miratimit te ligjit per kufizimin e imunitetit, deputetet e PS-se nuk kane pranuar te marrin pjese ne diskutimet per projektligjin per Gjykaten e Larte, i cili aktualisht ndodhet ne fazen e diskutimit ne komisionet parlamentare.

Qendrimet e PS per Gjykaten e Larte

Ndersa Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj kerkon amendime ne ligjin per Gjykaten e Larte, kreu i Grupit te PS-se, Gramoz Ruci ka vendosur disa kushte te tjera per miratimin e tij. Ne seancen e fundit parlamentare, ai ka deklaruar se PS nuk do te votoje ligjin nese nuk zbatohen vendime e gjykatave per Qarkun e Fierit dhe nese nuk behet zhbllokimi i llogarive bankare te pushtetit vendor, qe drejtohet nga socialistet. Sipas tij, keto kushte jane te panegociueshme per votimin e Gjykates se Larte. Vec ketyre, dje Xhafaj ka vendosur dhe kushte te karakterit teknik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›