E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit shqiptarë gjuhë të huaj që në klasën e parë

Ministria e Arsimit po përgatit projektin që parashikon aplikimin e gjuhëve të huaja në sistemin nëntëvjeçar.

Paçka se nxënësit shqiptarë nuk dinë mirë të shkruajnë gjuhën shqipe, atyre ju duhet të mësojnë edhe një gjuhë të huaj, kryesisht anglisht.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e bëri të ditur lajmin gjatë një takimi në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë.

Në takim mori pjesë dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi. Përveç mesazhit se gjuha e Evropës është gjuha e paqes, ambasadori Sequi dha dhe një lajm të mirë për nxënësit e shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, se BE do të mbështesë shkollën e tyre me projekte, me synim forcimin e standardeve. Ky takim u zhvillua në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve./Start/

                                                                                             2011-09-26 16:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›